Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov: Bashkëpunojmë me Perëndimin, por pa kushte


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska nuk do ta lejojë Perëndimin që ta ndëshkojë për shkak të politikës së jashtme të pavarur.

“Jemi të gatshëm për bashkëpunim konstruktiv me partnerët tanë perëndimorë, përfshirë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, por vetëm në pozita të barabarta dhe duke mos ndërhyrë në çështjet e brendshme të njëri-tjetrit”, ka thënë Lavrov në konferencën e tij vjetore në Moskë.

Lavrov ka shtuar se mburoja antiraketore e Shteteve të Bashkuara dhe zgjerimi i NATO-s drejt kufijve të Rusisë janë “destabilizues dhe dritëshkurtër”.

Në lidhje me Ukrainën, Lavrov ka përjashtuar negociatat për rikthimin e Krimesë, e cila është aneksuar nga Rusia në mars të vitit 2014.

Lavrov po ashtu ka thënë se ka informacione se militantët e Shtetit Islamik janë duke përdorur luginën Pankisi Gorge në Gjeorgji për stërvitje.

Lavrov ka thënë se sulmet ajrore ruse në Siri kanë ndryshuar në mënyrë drastike situatën atje.

Moska ka ndërhyrë në luftën civile të Sirisë, në anën e presidentit Bashar al-Assad, në muajin shtator.

Të hënën, presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se sulmet ajrore ruse do të vazhdojnë aq kohë sa është e nevojshme.

XS
SM
MD
LG