Ndërlidhjet

Veseli: Në shkurt Kosova me president të ri


Hashim Thaçi
Hashim Thaçi

Kuvendi i Kosovës do të zgjedhë presidentin e ri të Kosovës gjatë muajit shkurt, ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ai është shprehur i bindur se nuk do të ketë komplikime rreth zgjedhjes së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, në postin e presidentit, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës dhe një pjese të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Ne e dimë se deri më tani e kemi vetëm një kandidaturë dhe ai është Hashim Thaçi. Besoj se ai do të zgjidhet president i vendit dhe ky proces nuk është duke u komplikuar”, ka thënë Veseli.

Këto komente, Veseli i ka bërë pas një takimi me përfaqësues të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës.

XS
SM
MD
LG