Ndërlidhjet

logo-print

Virusi Zika, Brazili mobilizon ushtrinë


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Brazilit ka bërë të ditur se do të mobilizojë 220,000 trupa në luftën e saj kundër virusit Zika.

Ushtarët do të shkojnë nga shtëpia në shtëpi për të shpërndarë fletushka në lidhje me masat që duhet ndërmarrë për të shmangur përhapjen e virusit, i cili rrjedh nga mushkonja.

Si pasojë e këtij virusi, Brazili ka thënë se numri i foshnjave të lindura me mikrocefali të dyshuar, apo koka jonormale të vogla, ka arritur në afro 4,000 qysh në muajin tetor.

Asnjë vaksinë apo trajtim nuk është ende në dispozicion.

Brazili është nën presion, pasi atje sivjet mbahen Lojëra Olimpike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se virusi Zika ka gjasa të përhapet në të dyja Amerikat.

XS
SM
MD
LG