Ndërlidhjet

Danimarka pritet të votojë ligjin për pasurinë e migrantëve


Danimarkë
Danimarkë

Parlamenti danez ka nisur debatin për një ligj kontrovers, në bazë të të cilit, azilkërkuesve do t’iu konfiskoheshin gjërat me vlerë, si mjet për të paguar për qëndrimin e tyre.

Deputetët pritet të miratojnë propozimin, i cili ka shkaktuar kritika të ashpra si brenda, ashtu edhe jashtë Danimarkës.

Autoritetet daneze insistojnë se kjo politikë i sjell migrantët në një nivel me danezët e papunë, të cilët duhet të shesin pasurinë për përfitime.

Deputetët po ashtu pritet të miratojnë planet për të vonuar bashkimin familjar.

Danimarka dhe Suedia fqinje, së voni, kanë forcuar kontrollin në kufijtë e tyre, në përpjekje për të zvogëluar numrin e migrantëve dhe refugjatëve që hyjnë në këto vende.

Mbi një milion njerëz, kryesisht të ikur nga lufta dhe mizoria në Lindjen e Mesme, kanë hyrë vitin e kaluar në Evropë.

XS
SM
MD
LG