Ndërlidhjet

logo-print

Pesë kandidatë për president të FIFA-s


Cyrih

Cyrih

Federata Botërore e Futbollit ka konfirmuar se pesë kandidatë do të garojnë për president të këtij mekanizmi në zgjedhjet e 26 shkurtit.

Pesë kandidatët janë: Princi Ali bin al-Hussein, Sheiku Salman bin Ebrahim al-Khalifa, Gianni Infantino, Tokyo Sexwale dhe Jerome Champagne.

Zgjedhjet, e nxitura nga vendimi i Sepp Blatterit për të dhënë dorëheqje për shkak të një skandali për korrupsion në FIFA, do të mbahen në Cyrih.

Blatter ka qenë në krye të Federatës qysh në vitin 1998.

Sheiku Salman, udhëheqës i Konfederatës Aziatike të Futbollit, dhe Infantino, sekretar i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Futbollit, shihen si favoritë.

XS
SM
MD
LG