Ndërlidhjet

Tbilisi mohon se IS-i bën trajnime në Gjeorgji


Rajoni Pankisi Gorge në Gjeorgji
Rajoni Pankisi Gorge në Gjeorgji

Zyrtarët gjeorgjianë kanë hedhur poshtë pretendimet e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, se militantët e Shtetit Islamik (IS) janë duke u trajnuar në rajonin Pankisi Gorge të Gjeorgjisë, pranë kufirit me republikën jugore të Rusisë, Çeçeninë.

Zurab Abashidze, një i dëgruar i kryeministrit gjeorgjian, u ka thënë gazetarëve se deklaratat e Lavrovit janë “tendencioze”.

Lavrov ka thënë sot se Kremlini ka “informacione se militantët e Shtetit Islamik shkojnë për trajnim, pushim dhe burime shtesë në Pankisi Gorge”.

Abashidze ka thënë se 30 veta nga ky rajon janë larguar për në Siri dhe se u janë bashkuar ekstremistëve islamikë atje.

Ai ka thënë se të gjithë ata do të përballen me akuza kur të kthehen në Gjeorgji.

Kryeministri i Gjeorgjisë, Giorgi Kvirikashvili, ka thënë se Tbilisi “kontrollon plotësisht situatën në Pankisi Gorge”, ku jetojnë myslimanë me lidhje etnike me çeçenët.

XS
SM
MD
LG