Ndërlidhjet

logo-print

Danimarka miraton ligjin për pasurinë e migrantëve


Danimarkë

Danimarkë

Parlamenti danez ka mbështetur një ligj kontrovers për t’iu konfiskuar pasurinë azilkërkuesve, si mjet për të paguar për qëndrimin e tyre.

Autoritetet daneze insistojnë se kjo politikë i sjell migrantët në një nivel me danezët e papunë, të cilët duhet të shesin pasurinë për përfitime.

Ligjvënësit po ashtu kanë miratuar planet për të vonuar bashkimin familjar për azilkërkuesit.

Sipas ligjit të ri, refugjatët që hyjnë në Danimarkë do të lejohen të mbajnë vetëm gjëra me vlerë deri në 10,000 kroner, apo 1,340 euro.

Artikujt me vlerë sentimentale, të tilla si unaza martese, po ashtu do të lejohen.

Danimarka dhe Suedia fqinje, së voni, kanë forcuar kontrollin në kufijtë e tyre, në përpjekje për të zvogëluar numrin e migrantëve dhe refugjatëve që hyjnë në këto vende.

Mbi një milion njerëz, kryesisht të ikur nga lufta dhe mizoria në Lindjen e Mesme, kanë hyrë vitin e kaluar në Evropë.

XS
SM
MD
LG