Ndërlidhjet

logo-print

Kriza me migrantë, OKB i ofron Serbisë 47 milionë $


Fshati Miratovac, Serbi.

Fshati Miratovac, Serbi.

Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Serbi ka paraqitur sot një plan të ri rajonal për krizën me migrantë, i cili parasheh ndihma për vendet e Ballkanit perëndimor.

Sipas planit të ri të OKB-së, Serbisë këtë vit do t’i ndahen 47 milionë dollarë, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ndihma përfshin ushqime dhe mjete humanitare, si dhe para për Qeverinë e Serbisë për zgjidhjen e nevojave të migrantëve në fushën e mbrojtjes, arsimit, shëndetësisë dhe strehimit.

Migrantët, që kryesisht ikin nga lufta dhe mizoria në Lindjen e Mesme, shfrytëzojnë vendet e Ballkanit perëndimor si rrugë për të arritur në Evropë.

Sipas të dhënave të OKB-së, nga 17 nëntori i vitit të kaluar, kur Serbia ka mbyllur kufijtë e saj për migrantët që nuk vijnë nga vatrat e luftës, numri i migrantëve që kalojnë nëpër territorin serb ka rënë në një mesatare prej 2,000 njerëzish në ditë.

XS
SM
MD
LG