Ndërlidhjet

Kremlini i kërkon SHBA-së provat kundër Putinit


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Kremlini i ka bërë thirrje Thesarit të Shteteve të Bashkuara që të dalë me prova kundër presidentit rus, Vladimir Putin.

Zyrtarë të Thesarit i kanë thënë BBC-së se Putin është i korruptuar dhe se ka krijuar pasuri larg syve të publikut.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u ka thënë gazetarëve se pretendimet janë “akuzë zyrtare” dhe “trillim total”.

Adam Szubin, nga Thesari amerikan, i ka thënë programit Panorama të BBC-së se Qeveria amerikane e ka ditur se Putin ka qenë i korruptuar “për shumë e shumë vite”.

Mendohet se kjo është hera e parë që SHBA-ja ka bërë një akuzë të tillë të drejtpërdrejtë.

Uashingtoni tashmë ka vendosur sanksione kundër ndihmësve të Putinit, por jo edhe kundër presidentit rus.

Lexoni edhe këtë:

Zyrtari amerikan thotë se Putin është i pasur dhe i korruptuar

XS
SM
MD
LG