Ndërlidhjet

Obama do të ndalojë izolimin e të miturve në burgje


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se do të ndalojë izolimin e vetmuar si formë ndëshkimi për të miturit dhe shkelësit e vegjël.

Ai ka thënë se izolimi i vetmuar ka potencial për të shkaktuar “pasoja të zgjatura psikologjike” për të miturit.

Reforma do të prekte rreth 10,000 të burgosur, të cilët janë duke vuajtur dënimet në izolim në burgjet federale të Shteteve të Bashkuara.

“Të burgosurit në qeli kanë më shumë gjasa për të kryer vetëvrasje, sidomos të miturit dhe njerëzit me sëmundje mendore”, ka thënë Obama në një shkrim për gazetën Washington Post.

Reformat kanë lindur nga një rishikim i izolimit, i cili është urdhëruar nga presidenti Obama, verën e kalaur.

Në artikullin e tij, Obama ka përmendur rastin e Kalief Browder, i cili është arrestuar në moshën 16-vjeçare, nën dyshimet se ka vjedhur një çantë.

Ai është burgosur për tre vjet pa gjyq dhe është vënë në qeli.

Në vitin 2013, ai është liruar dhe vitin e kaluar ka vrarë veten.

XS
SM
MD
LG