Ndërlidhjet

Italia mbulon statujat nudo për presidentin iranian


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, dhe kryeministri i Italisë, Matteo Renzi. Romë, 26 janar 2016.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, dhe kryeministri i Italisë, Matteo Renzi. Romë, 26 janar 2016.

Mikpritja italiane për presidentin e Iranit, Hassan Rohani, ka bërë që autoritetet të mbulojnë statujat nudo.

Rohani dhe kryeministri italian, Matteo Renzi, kanë biseduar të martën në Muzeun Capitoline të Romës, pasi firmat italiane kanë nënshkruar marrëveshje biznesi me Iranin.

Por, disa skulptura lakuriqe atje janë mbuluar për të shmangur ofendimin e presidentit iranian.

Italia po ashtu nuk ka shërbyer verë në drekat zyrtare, një gjest që Franca, ku Rohani do të udhëtojë po ashtu, ka refuzuar ta bëjë.

Irani, si republikë islamike, ka ligje të rrepta që rregullojnë konsumimin e alkoolit.

Rohani ndodhet në një udhëtim katërditor në Itali dhe Francë.

Kjo është vizita e parë shtetërore e një presidenti iranian në Evropë në afro dy dekada.

Më herët, ai u ka thënë udhëheqësve të biznesit në Romë se “Irani është vendi më i sigurt dhe më i qëndrueshëm në gjithë rajonin”.

Rohani ka takuar po ashtu në Vatikan Papa Françeskun, me të cilin kanë shkëmbyer dhurata.

Rohani i ka sjellë Papës një qilim të kuq persik, ndërsa Papa i ka dhënë një medalje me Shën Martinin.

Papa ka thënë se ky gjest paraqet shenjë të vëllazërisë.

Rohani është në kërkim të investimeve të huaja, pas heqjes së sanskioneve ndërkombëtare kundër Iranit, më 16 janar.

Sanksionet janë hequr në bazë të një marrëveshjeje bërthamore, e cila fillimisht ka obliguar Teheranin të kufizojë aktivitetin e tij nuklear.

XS
SM
MD
LG