Ndërlidhjet

Presidenti i Iranit sot në Francë


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, do të udhëtojë sot në Francë, pas tre ditësh qëndrimi në Itali.

Kjo është vizita e parë shtetërore e një presidenti iranian në Evropë në afro dy dekada.

Në Paris, ai do të takojë presidentin francez, Francois Hollande, dhe pritet të bëjë marrëveshje të vlefshme tregtare.

Rohani është në kërkim të investimeve të huaja, pas heqjes së sanskioneve ndërkombëtare kundër Iranit, më 16 janar.

Sanksionet janë hequr në bazë të një marrëveshjeje bërthamore, e cila fillimisht ka obliguar Teheranin të kufizojë aktivitetin e tij nuklear.

Lexoni edhe këtë:

Italia mbulon statujat nudo për presidentin iranian

XS
SM
MD
LG