Ndërlidhjet

Izraeli: Turqia blen naftë nga IS-i


Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Moshe Yaalon.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Moshe Yaalon.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka akuzuar Turqinë për blerje të naftës nga grupi militant Shteti Islamik (IS).

Duke folur në Athinë, Moshe Yaalon ka thënë se Shteti Islamik “ka gëzuar paratë e Turqisë për kohë shumë të gjatë”.

Turqia mohon se lejon kontrabandën e naftës.

Shtetet e Bashkuara po ashtu kanë hedhur poshtë akuzat e Rusisë se zyrtarë të Qeverisë turke janë në lidhje me militantët.

I ashtuquajturi Shtet Islamik ka pushtuar territorte të mëdha të Sirisë dhe Irakut, përfshirë fusha operacionale të naftës.

“Varet nga Turqia, Qeveria turke, udhëheqja tuke që të vendosë nëse do të jetë pjesë e ndonjë bashkëpunimi për të luftuar terrorizmin”, ka thënë Yaalon për gazetarët në Athinë, pas takimit me homologun e tij grek.

Përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Turqisë janë dëmtuar këtë muaj, pas kërkesave për kompensim për vdekjen e 10 aktivistëve turq në një anije me ndihma në vitin 2010.

Atëbotë, ushtria turke ka bastisur një flotilje që ka bërë përpjekje të thyejë bllokadën e Izraelit në Rripin e Gazës.

XS
SM
MD
LG