Ndërlidhjet

OKB apelon për ndihmë në Afganistan


Afganistan

Afganistan

Kombet e Bashkuara kanë bërë një apel për ndihmë humanitare në Afganistan, në vlerë prej 393 milionë dollarësh, për të ndihmuar njerëzit atje këtë vit.

Koordinatori humanitar i OKB-së për Afganistanin, Mark Bowden, dhe shefi ekzekutiv i Afganistanit, Abdullah Abdullah, kanë bërë apelin në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv.

Sipas Abdullahut, Plani i Reagimit Humanitar 2016 për Afganistanin synon miliona njerëz në nevojë për ushqim dhe gjëra të tjera esenciale, si strehimi, kujdesi shëndetësor, uji i sigurt e të tjera.

Afganistani është njëri nga vendet më të varfra në botë dhe vazhdimisht përballet me fatkeqësi natyrore, si tërmetet dhe stuhitë, të cilat zhvendosin njerëzit nga shtëpitë e tyre dhe i kontribuojnë përhapjes së urisë.

Vendi po ashtu është i rrënuar nga dhuna dhe sulmet e shpeshta të militantëve talibanë.

XS
SM
MD
LG