Ndërlidhjet

Vdes këngëtari i hitit Wonderful Life


@Shutterstock

@Shutterstock

Kantautori britanik, Colin Vearncombe, i cili ka performuar nën emrin Black, ka vdekur në moshën 53-vjeçare, dy javë pasi është plagosur në një aksident me makinë.

Këngëtari nga Liverpooli, kënga e të cilit Wonderful Life, më 1987, ka qenë top-hit në gjithë botën, ka pësuar lëndime në kokë dhe është vënë në komë.

Ai ka vdekur të martën, i rrethuar nga familja në spital, ka thënë publicisti i tij.

Kënga Wonderful Life është përdorur në reklama dhe filma të shumtë.

Albumi me të njëjtin emër është shitur në mbi 1.5 milion kopje.

XS
SM
MD
LG