Ndërlidhjet

Rohani: Marrëdhëniet me SHBA-në varen nga Uashingtoni


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka thënë se vendi i tij mund të ketë marrëdhënie më të mira me Shtetet e Bashkuara, porse varet nga Uashingtoni nëse do që të ndryshojë qëndrimin “armiqësor” ndaj Teheranit.

“Është e mundur që Irani dhe Shtetet e Bashkuara të kenë marrëdhënie miqësore. Por, çelësi qëndron në duart e Uashingtonit, jo të Teheranit”, ka thënë Rohani në një konferencë për media në Romë.

Ai përfundon sot në Itali vizitën treditëshe dhe udhëton më pas drejt Francës.

Në Paris, ai do të takojë presidentin francez, Francois Hollande, dhe pritet të bëjë marrëveshje të vlefshme tregtare.

Kjo është vizita e parë shtetërore e një presidenti iranian në Evropë në afro dy dekada.

Rohani është në kërkim të investimeve të huaja, pas heqjes së sanskioneve ndërkombëtare kundër Iranit, më 16 janar.

Sanksionet janë hequr në bazë të një marrëveshjeje bërthamore, e cila fillimisht ka obliguar Teheranin të kufizojë aktivitetin e tij nuklear.

XS
SM
MD
LG