Ndërlidhjet

Indoktrinimi i të rinjve nga politika


Ilustrim
Ilustrim

Indoktrinimi i të rinjve nga ana e partive politike në Kosovë shihet si pengesë, madje edhe kur bëhet fjalë për debate të cilat zakonisht i kërkojnë profesorët e lëndëve të caktuara, për një çështje apo fenomen.

Nxënësja me inicialet V.G., nga gjimnazi ‘’Sami Frashëri’’në Prishtinë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se brenda klasës së saj ka aktivistë të partive politike, të cilët vazhdimisht gjatë debateve pengojnë shprehjen e lirë të mendimit të nxënësve të tjerë, duke ua imponuar atyre mendimin dhe ideologjinë e partisë së caktuar.

“Zakonisht debatet nuk mund t’i zhvillojmë në kushte normale , pasi që kolegët tonë në klasë, që njihen si aktivistë të partive politike, ndërhyjnë dhe duan që me çdo kusht të na imponojnë mendimet e tyre”.

“Kemi lëndë kur profesorët duan të hapin debate se çka mendojnë nxënësit për një çështje të caktuar, por këta persona nuk e lejojnë asnjë nxënës të flas, duke mbrojtur vetëm qëndrimet e partive të tyre. Kjo besoj se është e dëmshme, pasi që pjesa më e madhe e nxënësve nuk mund të shprehet në klasë se çka mendon për një problem të caktuar”, thotë ajo.

Drejtori shkollës së mesme “Sami Frashëri’’ në Prishtinë , Osman Beka nuk e ka pohuar, por as mohuar faktin se brenda shkollës ka mundësi të indoktrinimit të të rinjve në politike.

“Sa i përket çështjes së indoktrinimit të të rinjve në politikë,mendoj se është mjaft e theksuar, pasi që nuk ka zhvillim ekonomik. Ka tendencë të shtuar për t’u marrë me politikë, me qëllim që të ndërrojnë diçka për të mirë”.

“ Sa i përket nxënësve tonë në gjimnazin ‘’Sami Frashëri’’, nuk vërej diçka të tillë. Mendoj se ata bjanë më shumë të fokusuar në mësime. Por, ne kemi 1200 nxënë s dhe nuk përjashtohet mundësia e tendencës për marrje me politikë”, thotë Beka.

Lidhur me këtë temë, Leotrim Sahiti, sociolog, ka deklaruar se papunësia është faktori kryesor pse të rinjtë kosovarë janë kaq shumë të ngarkuar me politikë, duke shpjeguar edhe mundësitë që ata mendojnë t’i kenë nëse janë simpatizantë të ndonjë partie politike.

“Të rinjtë mendoj se janë të indoktrinuar në politikën kosovare, dhe një ndër faktorët kryesorë është papunësia. Niveli i lartë i papunësisë bën që ata të shohin futjen në politikë si mjet për të ardhur deri tek vendi i punës".

"Mendoj se janë të manipuluar të rinjtë në politikë, si me organizimin e protestave e po ashtu edhe me shfaqjen e dhunës gjatë protestave. Mendoj se ka organizim masiv në shkolla”, ka thënë Sahiti.

Ndërsa Osman Beka ka shtuar se brenda shkollës së mesme ‘’Sami Frashëri ‘’ ka forume rinore, që mund të kenë ndonjë person simpatizant të ndonjë partie , duke mos e mohuar faktin se ata i indoktrinojnë edhe nxënësit e tjerë në politikë.

“Ne kemi edhe forume rinore, që unë nuk e kam vërejt se tek këta nxënës ka tendencë të indoktrinimit politik, por mund të ndodhë që t’i manipulojë dikush fëmijët. Por, unë nuk kam ndonjë informatë zyrtare”.

“Kjo vorbull e ndikimeve politike që na ka kapluar nuk na lejon të jemi indiferent dhe nuk mund t’i themi askush askujt se pse po merresh me politikë. Por, ne në gjimnaz e kemi situatën stabile dhe nxënësit mendoj se janë më shumë të interesuar për mësimet që ne u ofrojmë sesa të merren me politikë”, ka shtuar Beka.

Ndërkaq, psikologu Fitim Uka ka pohuarse duke i marrë parasysh shifrat e papunësisë tek të rinjtë në Kosovë, si dhe të atyre që tashmë kanëmbaruar studimet dhe janë të papunë, shpresën e vetme e shohin tek ndonjë parti politike.

“ Shumica e të rinjve janë indoktrinuar dhe e ndjekin një lider të caktuar apo ideologji politike, pa qenë e qartë se sa ajo ideologji apo lider politik përfaqëson vlerat e tyre të vërteta”.

“Kjo ka të bëjë më shumë me ofertën që ata marrin dhe atë lloj besimi që ata e krijojnë për liderin politik, që të mund të sigurojnë një vend pune dhe një mirëqenie në të ardhmen”.

“Së këndejmi sakrifikojnë disa prej vlerave të tyre primare, në mënyrë që të sigurojnë një mirëqenie më të mirë, apo të paktën të ushqejnë shpresën e tyre që një ditë do të kenë një perspektivë”, thotë Uka.

Sidoqoftë, sociologët në vend thonë se roli i të rinjvebrenda partive është shumë i vogël,dhe se niveli i vendimmarrjes është shumë i ulët, ndonëse indoktrinomi nuk po mungon.

XS
SM
MD
LG