Ndërlidhjet

logo-print

Finlanda, Rusia rrisin bashkëpunimin në kufi


Azilkërkues në kufirin Finlandë-Rusi

Azilkërkues në kufirin Finlandë-Rusi

Finlanda dhe Rusia janë pajtuar që të rrisin bashkëpunimin përgjatë kufirit të tyre të përbashkët, përmes të cilit një numër në rritje i migrantëve po hyjnë në Bashkimin Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Finlandës, Petteri Orpo.

Kufiri 1,340 kilometërsh midis Finlandës dhe Rusisë është po ashtu kufi i zonës së udhëtimit të lirë të BE-së, e njohur si Schengen, por Orpo ka thënë se çështjet do të trajtohen në mënyrë bilaterale midis Finlandës dhe fqinjit të saj gjigant.

Ai nuk ka dhënë hollësi se çfarë masash mund të ndërmerren.

“Edhe pse kufiri lindor i Finlandës është edhe kufi i jashtëm i zonës Schengen, Finlanda dhe Rusia do ta zgjidhin këtë çështje mbi baza dypalëshe”, ka thënë Orpo pas takimit me homologun rus, Vladimir Kolokoltsev.

Sipas rojes kufitare finlandeze, rreth 400 azilkërkues kanë hyrë nga Rusia në Finlandë këtë muaj, krahasuar me rreth 700 në gjithë vitin 2015.

XS
SM
MD
LG