Ndërlidhjet

Jep dorëheqje ministrja e Drejtësisë e Francës


Christiane Taubira
Christiane Taubira

Ministrja e Drejtësisë e Francës, Christiane Taubira, ka dhënë dorëheqje nga puna e saj.

Ky veprim vjen pak para se planet për të zhveshur nga shtetësia personat e dënuar për terrorizëm, të shkonin në Parlament.

Taubira nuk është pajtuar me këto propozime të diskutueshme.

Por, ato janë nxitur nga sulmet terroriste në Paris, më 13 nëntor, të cilat kanë lënë të vrarë 130 veta.

“Nganjëherë, të qëndrosh do të thotë të rezistosh; nganjëherë të rezistosh do të thotë të largohesh”, ka shkruar Taubira në Twitter.

Taubira, njëra nga politikanet e pakta me ngjyrë në Francë, është zëvendësuar nga Jean-Jacques Urvoas, i cili shihet si mbështetës i ndryshimeve kushtetuese.

Gjatë kohës sa ka qenë ministre e Drejtësisë, Taubira është përballur me përqeshje raciste nga ekstremi i djathtë.

XS
SM
MD
LG