Ndërlidhjet

logo-print

Në Lituani nis gjykimi për vrasjet e para dy dekadave


Vilnius, Lituani

Vilnius, Lituani

Në kryeqytetin e Lituanisë sot ka nisur gjykimi në lidhje me vrasjet që kanë ngjarë gjatë përleshjeve midis trupave sovjetike dhe protestuesve, në vitin 1991.

Dy të pandehurit, qytetarët rusë, Gennady Ivanov dhe Yury Mel, janë sjellur sot në sallën e gjykimit në Vilnius.

Por gjykimi është shtyrë për shkak të gjendjes shëndetësore së njërit avokat.

Në gusht të vitit të kaluar, Lituania i ka akuzuar 66 qytetarë nga Rusia, Bjellorusia dhe Ukraina për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit mbi vdekjen e 13 personave gjatë lëvizjes pro-pavarësisë në Lituani.

Më 13 janar të vitit 1991, 13 aktivistë të paarmatosur janë vrarë në përleshjet midis trupave sovjetike dhe protestuesve.

Tubimi është organizuar në mbështetje të qeverisë lokale, e cila ka shpallur pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1990.

Ivanov, një banor i Vilniusit, është urdhëruar nga policia lituaneze që të mos largohet nga kryeqyteti derisa Mel u arrestua në vitin 2014 teksa po hynte nga Rusia në Lituani.

Bashkimi Sovjetik është shpërbërë në dhjetor të vitit 1991, ndërsa Lituania i është bashkuar Bashkimit Evropian dhe NATO-s në vitin 2004.

XS
SM
MD
LG