Ndërlidhjet

Virusi Zika arrin në Danimarkë


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët shëndetësorë të Danimarkës kanë njoftuar se një turist danez është infektuar nga virusi Zika, pas një vizite në Amerikën Qendrore dhe Jugore.

Përmes një deklarate të lëshuar sot, Spital Universitar në Arhaus ka thënë se pacienti kishte ethe, kishte dhimbje koke dhe kishte dhimbje të muskujve dhe se një ditë më parë u zbulua prania e virusit.

Spitali nuk e ka dhënë asnjë hollësi të mëtejme në lidhje me pacientin por tha se ka pak rrezik që ai të përhapet në Danimarkë ngase mushkonja që e ka bartuar virusin nuk është gjetur në vend.

Në Rusi, presidenti Vladimir Putin, e ka urdhëruar ministren e shëndetësisë, Veronika Skvortsova, që ta monitorojë mundësinë e hyrjes së virusit Zika nga Amerika Latine në Rusi.

Virusi Zika përhapet përmes mushkonjave dhe si rezultat i këtij virusi fëmijët mund të lindin me mikrocefali të dyshuar, apo koka jonormale të vogla.

Që nga muaji tetor, në Brazil ku virusi ka shpërthyer me të madhe, rreth 4 mijë foshnja kanë lindur me me mikrocefali të dyshuar, apo koka jonormale të vogla.

XS
SM
MD
LG