Ndërlidhjet

Të mbijetuarit e Holokaustit ndezin qirinj në Aushvic


Aushvic-Birkenau, Poloni
Aushvic-Birkenau, Poloni

Të mbijetuarit e Holokaustit sot kanë ndezur qirinj në Aushvic të Polonisë në shënim të përvjetorit të çlirimit të kampit nazist të vdekjes.

Sot është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, i cili ka prekur shumë njerëz me origjinë hebreje gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kjo ditë po ashtu përkujton trupat sovjetike, të cilat kanë çliruar kampin nazist të përqendrimit dhe vdekjes Aushvic-Birkenau, në Poloni, më 27 janar, 1945.

Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2005, ka miratuar rezolutën për shënimin e kësaj dite.

Në Shtetet e Bashkuara, presidenti Barak Obama, pritet t’i nderojë katër persona, dukë përfshirë dy amerikanë, për rrezikimin e jetë së tyre për t’i mbrojtur hebrenjt gjatë Holokaustit.

Obama sot pritet t’i bashkohet komunitetit hebre në një ceremoni në ambasadën izraelite në Uashington.

Holokaust është termi që përdoret për të përshkruar vrasjen dhe përdhosjen e qëllimshme të miliona njerëzve para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore në Gjermani dhe në zona të pushtuara nga Gjermania në Evropë.

Rreth gjashtë milionë hebrej janë vranë nga nazistët gjermanë gjatë Holokaustit.

XS
SM
MD
LG