Ndërlidhjet

Viktima si rezultat i sulmeve vetvrasëse në Irak


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët thonë se si rezultat e një serie të sulmeve vetvrasëse, kanë mbetur të vdekur së paku katër pjesëtarë të forcave të sigurisë irakiane dhe dhjetë të tjerë kanë mbetur të plagosur në perëndim të Irakut.

Sheikh Mal-Allah al-Obeidi, udhëheqës i këshillit të qytetit al-Bagdadi në provincën Anbar, tha se pesë kamikazë e kanë sulmuar një bujtinë mëngjesin e sotëm duke lënë të vdekur një pjesëtar të sigurimit që po bënte roje dhe duke plagosur dhjetë të tjerë.

Ai tha se dy sulmues të tjerë vetvrasës e kanë sulmuar një patrullë të policisë, duke lënë të vdekur shefin e policisë lokale dhe dy policë të tjerë.

Forcat irakiane e kanë rimarrë qytetin el-Bagdadi nga grupi militant Shteti Islamik, në mars të vitit të kaluar, si rezultat i mbështetjes nga ajri të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG