Ndërlidhjet

Irani paralajmëron luftanijen amerikane të largohet nga Deti i Omanit


Ilustrim
Ilustrim

Mediet iraniane thonë se flota iraniane e ka paralajmëruar një luftanije amerikanë që të largohet nga zona në Detin e Omanit, vend në të cilin Irani po kryente stervitje detare.

Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve në Iran, Fars, e ka cituar shefin e marinës iraniane, Habibollah Sayyari, të ketë thënë se luftanija amerikane është paralajmëruar dy herë para se të largohej nga zona.

Irani sot e ka nisur një stervitje detare në afërsi të Ngushticës Hormuz, përmes së cilës kalon një e pesta e furnizimit të naftës botërore.

Paralajmërimi ishte incidenti i parë që nga 13 janari i këtij viti kur dhjetë pjesëtarë të marinës amerikane u kapën teksa kishin shkelur ujërat territoriale të Iranit.

Në lidhje me incidentin e sotëm nuk ka ende reagim nga Uashingtoni, i cili këtë muaj u bashkua me fuqitë botërore në heqjen e sanksioneve kundër Iranit, pas zbatimit të kushteve të marrëveshjes në lidhje me programin bërthamor të Teheranit.

XS
SM
MD
LG