Ndërlidhjet

Nis takimi Vuçiq - Mogherini


Pëfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq
Pëfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq

Pas përfundimit të takimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, kjo e fundit tashmë e ka nisur takimin me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kociançiq, në rrjetin social Twitter e ka publikuar një fotografi nga fillimi i takimit në mes të Mogherinit në njërën anë dhe kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq e ministrit Ivica Daçiq, në anën tjetër.

Kocijançiq, përmes postimit ka njoftuar për nisjen e takimit në mes të zonjës Mogherini dhe delegacionit nga Serbia.

Pas këtij takimi, zonja Mogherini pritet që t’i takojë së bashku të dy kryeministrat.

Nga Brukseli nuk janë dhënë detaje nga rrjedha e takimit në mes kryeministrit të Kosovës dhe zonjës Mogherini.

Qeveria e Kosovës ndërkaq, përmes një komunikate, ka thënë se gjatë takimit është diskutuar për aspektet e zbatimit të marrëveshjeve të arritura, si dhe perspektivat e dialogut për të ardhmen.

"Ishte vlerësim i të gjithëve që dialogu në Bruksel dhe thellimi i bashkëpunimit me Bashkimin Evropian është interes madhor i Republikës së Kosovës në rrugën e saj përpara në integrimet euroatlantike", thuhet në njoftimin e qeverisë.

XS
SM
MD
LG