Ndërlidhjet

Zonat fisnore në Pakistan


Zonat fisnore në Pakistan
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:11 0:00

Anëtarët e këshillit të pleqve fisnorë janë takua në qytetin veriperëndimor Peshawar të Pakistanit, për të kërkuar të drejta të plota ligjore për rreth 15 milionë banorët e zonave fisnore. Zonat fisnore aktualisht qeverisen nga ligjet e epokës koloniale, të cilat nuk iu japin banorëve mbrojtje të plotë ligjore apo qasje në sistemin gjyqësor. Pjesëmarrësit në takim i kanë bërë thirrje Islamabadit që të bashkohen me provincën Khyber-Pakhtunkhwa dhe të miratojnë ligjet e kërkuara. Kjo është thirrja e fundit në kuadër të një serie të thirrjeve për reforma, për shqyrtimin e të cilave është themeluar edhe një komitet nga qeveria federale. Në takimin në Peshawar ishin të pranishme edhe shumë delegate femra, një dukuri kjo e rrallë në zonat fisnore, pasi në takime të tilla marrin pjesë zakonisht vetëm burrat.

XS
SM
MD
LG