Ndërlidhjet

logo-print

OSBE dënon sulmin ndaj gazetarit në Kosovë


Ilustrim

Ilustrim

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, dhe Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatovic, e kanë shfaqur sot shqetësimin e tyre në lidhje me sulmin e së martës ndaj Gazmend Morinës, gazetar i portalit të lajmeve Veriu.Info me seli në Mitrovicë të Jugut.

“E dënoj fuqishëm këtë sulm. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë lirshëm dhe në mënyrë të sigurtë, pavarësisht temës që përcjellin”, citohet të ketë thënë zoti Schlumberger.

Sipas komunikatës së lëshuar nga OSBE-ja, Morina u sulmua fizikisht nga dy persona, njëri ndër ta anëtar i Kuvendit Komunal, "pas raporteve që kritikonin menaxhimin e kompleksit të minierave Trepça".

“Është detyrë e gazetarëve të hulumtojnë të gjitha temat e mundshme me interes për publikun, siç edhe është obligim i zyrtarëve publikë të jenë të përgjegjshëm”, ka thënë më tutje ambasadori Schlumberger.

Ai u ka bërë thirrje organeve për zbatim të ligjit dhe Komunës së Mitrovicës së Jugut të marrin masat e duhura.

“Sulmi ndaj një gazetari është sulm ndaj gjithë shoqërisë”, citohet të ketë thënë Dunja Mijatovic.

“Siguria fizike është parakusht themelor në mënyrë që pjesëtarët e mediave të mund të bëjnë punën e tyre. Ky incident duhet të hetohet me shpejtësi dhe autorët të sillen para drejtësisë”, ka shtuar ajo.

XS
SM
MD
LG