Ndërlidhjet

Ambasadori Delawie takon drejtorin e Policisë së Kosovës


Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie

Gjatë ditës së sotme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni e ka pritur në një takim Ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie, si dhe zyrtarët nga misioni i ICITAP, Bill Bochtere dhe Ron Fisher.

Sipas një komunikate të lëshuar nga organet e rendit, në takimin e mbajtur u diskutua për situatën aktuale në vendin tonë si dhe ngjarjet dhe protestat e kaluara.

“Ambasadori Delawie shprehu impresionimin e tij me qasjen e Policisë së Kosovës në menaxhimin e protestave dhe vlerësojë shumë lartë qasjen profesionale dhe dedikimin e Policisë së Kosovës ndaj qytetarëve të saj”, thuhet mes të tjerash në komunikaten e policisë.

Temë e diskutimit në këtë takim, sipas policisë, ishte edhe lufta kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, mbështetja dhe bashkëpunimi i pa kursyer nga Ambasada Amerikane në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve kibernetike.

“Ambasadori Delawie edhe njëherë konfirmoi mbështetjen dhe përkrahjen për Policinë e Kosovës me të gjitha kapacitetet në rrugën e saj për ofrimin e sigurisë dhe rendit për të gjithë qytetarët e saj, dhe vlerësimin se Policia e Kosovës është njëra ndër policit me profesionale në rajon”, thuhet në njoftim.

Zoti Maxhuni citohet ta ketë falenderuar ambasadorin Delawie për përkrahjen e vazhdueshme që po jep Ambasada Amerikane në Prishtinë për Policinë e Kosovës.

XS
SM
MD
LG