Ndërlidhjet

Pesë sulme vetvrasëse në Chibok të Nigerisë


Ilustrim
Ilustrim

Pesë sulmuese vetvrasëse e kanë sulmuar qytetin Chibok që gjendet në verilindje të Nigerisë, qytet i lindjes së qindra nxënësve të cilat në vitin 2014 janë rrëmbyer nga grupi militant Boko Haram, për fatin e të cilave ende nuk dihet asgjë.

Zyrtarët nigerianë të sigurisë kanë thënë sot se si rezultat i sulmeve janë vrarë së paku nëntë persona dhe plagosur më shumë se tridhjetë të tjerë.

Autoritetet janë në kërkim të dy grave që mendohet se kanë eksplozivë e që ishin parë me sulmueset para se të fillonin sulmet.

Sulmuesja e parë, një grua e re e mbuluar me hixhab, e ka shpërthyer eksplozivin në hyrje të një tregu perimesh, kur ajo ishte ndaluar nga ushtria për një kontrollë rutinore.

Tri gra të tjera, të cilat veçse kishin hyrë në treg, i kanë shpërthyer eksplozivët në brendësi të tij.

Një tjetër shpërthim ka ngjarë në hyrje të qytetit, ku është sulmuar një pikë kontrolli e ushtrisë në hyrje të qytetit.

Banorët e Chibokut, një enklavë e të krishterëve në veri të Nigerisë me shumicë myslimane, e kanë fajësuar grupin Boko Haram për rrëmbimin e rreth 300 vajzave në prill të vitit 2014.

Dhjetëra nga to kanë arritur të ikin nga grupi por 219 vajza ende janë të zhdukura.

XS
SM
MD
LG