Ndërlidhjet

Podgoricë: Kryeministri Gjukanoviq e fitoi votëbesimin


Pamje nga punimet e djeshme të Kuvendit të Malit të Zi
Pamje nga punimet e djeshme të Kuvendit të Malit të Zi

Kryeministri Millo Gjukanoviq, e ka fituar votëbesimin në Kuvendin e Malit të Zi, pas mospajtimeve që u paraqitën në koalcionin qeverisës, për shkak të marrjes së ftesës për pranim në NATO.

Por, Gjukanoviqit i është dashur të mbështetet në një parti opozitare, pasi një partner i koalicionit e braktisi partinë e zotit Gjukanoviq.

Në kuvendin me 81 deputetë, 42 votuan për, 20 ishin kundër, ndërsa mungonin 19 deputetë.

Ky votim praktikisht paraqet fund të aleancës politike, prej vitit 1998, që ka ekzistuar ndërmjet Partisë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviqit dhe Partisë Socialdemokrate.

XS
SM
MD
LG