Ndërlidhjet

Suedi: Afro 80 mijë azilkërkues të refuzuar mund të dëbohen


Pamje e migrantëve në Suedi të përcjellur nga pjesëtarët e policisë

Pamje e migrantëve në Suedi të përcjellur nga pjesëtarët e policisë

Ministri i brendshëm i Suedisë, Anders Ygeman, thotë se vendi i tij mund t’i dëboj ndërmjet 60 e 80 mijë azilkërkues gjatë viteve të ardhshme.

Ministri Ygeman i tha gazetës Dagens Industri se meqë afro 45% e kërkesave për azil, aktualisht janë refuzuar, autoritetet e Suedisë duhet të jenë të gatshme t’i kthejnë prapa dhjetëra mijëra nga 163 mijë personat që kërkuan strehim gjatë vitit të kaluar.

“Mendoj se mund të jenë prej 60 e deri në 80 mijë njerëz”, tha ministri Ygeman.

Gjermania dhe Suedia ishin destinimet kryesore të azilkërkuesve në Evropë gjatë vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG