Ndërlidhjet

Maqedoni: Është rihapur kufiri për migrantë


Pamje e migrantëve duke pritur që të kalojnë nga kufiri i Greqisë në Maqedoni në vendkalimin Idomeni
Pamje e migrantëve duke pritur që të kalojnë nga kufiri i Greqisë në Maqedoni në vendkalimin Idomeni

Maqedonia e ka hapur përsëri kufirin e saj jugor me Greqinë, pas një mbylljeje që kishte zgjatur disa orë, kanë raportuar sot mediat lokale.

Me këtë rast, sipas policisë, është përkujtuar se shkaku i mbylljes së përkohshme të kufirit të Maqedonisë me Greqinë për pranimin e migrantëve, ishte bllokada e transportit të tyre në të ashtuquajturën “rrugë ballkanike” dhe kampet e mbushura përplotë me migrantë në vendet përgjatë kësaj rruge.

Të gjithë migrantët, që mbrëmë kishin hyrë në Maqedoni nga drejtimi i Greqisë, tashmë janë larguar dhe kanë hyrë në Serbi.

Dje kufirin e para e ka mbyllur Sllovenia, pastaj Kroacia dhe Serbia, e më vonë për disa orë, kufirin e vet e ka bllokuar edhe Maqedonia.

XS
SM
MD
LG