Ndërlidhjet

Pakistan: Militantët talibanë i vranë katër policë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Kueta të Pakistanit

Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Kueta të Pakistanit

Katër policë janë vrarë sot në një sulm në pjesën jugperëndimore të Pakistanit.

Policia tha se personat e armatosur kishin hapur zjarr kundër katër policëve në qytetin Kueta, që është kryeqytet i provincës Baloçistan.

Sulmuesit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është në kërkim të tyre.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi, Tehrik-e-Taliban Pakistan, nëpërmjet një mesazhi dërguar Radio Mashalit.

Baloçistani është skenë e kryengritjes së intensitetit të ulët të nacionalistëve dhe grupeve separatiste baluçe, që dëshirojnë pjesëmarrje në të ardhurat nga gazi dhe burimet minerale dhe kërkojnë autonomi të plotë nga qeveria qendrore në Islamabad.

Raportohet se kjo provincë, po ashtu, është bazë e kryengritësve talibanë, kontrabanduesve të drogës, bandave të rrëmbyesve, militantëve sektarë dhe grupeve paramilitare të vdekjes që mbështeten nga qeveria.

XS
SM
MD
LG