Ndërlidhjet

Gjeorgjia mirëpret hetimin ndërkombëtar të krimeve


Gjeorgji

Gjeorgji

Gjeorgjia ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, për të hapur hetime për krime të dyshuara lufte, të kryera “në dhe përreth Osetisë së Jugut” në vitin 2008, kur Rusia ka zhvilluar një luftë të shkurtër me Gjeorgjinë për shkak të rajonit separatist.

Ministrja e Drejtësisë e Gjeorgjisë, Tea Tsulukiani, ka thënë se hetimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve do të jetë një mundësi për Gjeorgjinë që të dëshmojë se Moska dhe forcat e saj separatiste në Osetinë e Jugut kanë “bërë spastrim etnik të gjeorgjianëve” dhe kanë qenë përgjegjëse për vrasjen e të burgosurve gjeorgjianë të luftës”.

Hetimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve do të jetë i pari i tillë jashtë Afrikës.

Gjeorgjia ka nisur një ofensivë për të rimarrë Osetinë e Jugut në natën e 7-8 gushtit, 2008.

Mikheil Saakashvili, president i Gjeorgjisë në atë kohë, ka thënë se Tbilisi është provokuar nga Rusia dhe separatistët.

Rusia është përgjigjur me një kundërofensivë, në të cilën forcat e saj kanë shpartalluar ushtrinë gjeorgjiane dhe janë vendosur në Osetinë së Jugut, të cilën Tbilisi nuk e ka kontrolluar qysh në vitin 1990.

XS
SM
MD
LG