Ndërlidhjet

logo-print

Jep dëshminë i nominuari i Obamës për Afganistanin


John W. Nicholson

John W. Nicholson

I nominuari i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për komandant të ardhshëm të ushtrisë amerikane në Afganistan i ka thënë Senatit të SHBA-së se situata e sigurisë në Afganistan është duke u përkeqësuar dhe ka siguruar senatorët se do të bëjë një rishikim të plotë të numrit të trupave amerikane, të nevojshëm për stabilizimin e këtij vendi.

Gjenerali John W. Nicholson, Jr. i ka thënë Komitetit të Senatit për Shërbime të Armatosura, gjatë seancës së tij të konfirmimit, se “në Afganistan do të ketë gjithmonë një nivel të dhunës”.

Ai ka thënë se do të ketë më shumë njohuri për kushtet atje brenda pak muajve, nëse konfirmohet nga Senati.

Nicholson do të pasonte gjeneralin John Campbell, i cili pritet të dalë në pension në fillim të muajit mars.

Në Afganistan, aktualisht ndodhen rreth 9,800 trupa amerikane.

Me nxitjen e Campbellit, Obama, tetorin e kaluar, ka braktisur planet për të reduktuar nivelin e trupave afër zeros deri në fund të vitit 2016.

Në vend të kësaj, ai ka thënë se trupat do të tkurren në rreth 5,500 deri në fund të vitit.

Nicholson ka thënë se mbështet vendimin për të mbajtur trupa në Afganistan tash për tash.

XS
SM
MD
LG