Ndërlidhjet

Parlamenti Evropian voton Raportin për Kosovën


Parlamenti Evropian
Parlamenti Evropian

Komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian ka votuar sot Raportin për Kosovën të përgatitur nga nënkryetarja e Parlamentit, Ulrike Lunaçek, dhe ka votuar edhe rreth amandamenteve të shumta, të propozuara nga deputetët.

Ky raport ka kaluar në këtë komision parlamentar me 37 vota në favor, 12 kundër dhe 9 abstenime.

Kundërshtimet e këtij raporti kanë qënë kryesisht nga vendet që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës dhe të cilave u është bërë thirrje që ta njohin Kosovën.

Gjatë votimit kanë qenë të pranishëm edhe deputetët e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës.

Ulrike Lunacek, që ishte propozuese e raportit, ka shfaqur kënaqësinë pas këtij votimi.

"Vota e sotme dërgon edhe një herë sinjal se e ardhmja e një Kosove të pavarur është në Bashkimin Evropian. Deputetët edhe një herë i kanë bërë thirrje BE-së që të kompletojë njohjen zyrtare të Kosovës dhe pesë shteteve, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që të heqin kundërshtimet e tyre”, ka thënë Lunaçek.

XS
SM
MD
LG