Ndërlidhjet

logo-print

Bisedimet për paqe në Afganistan në shkurt


Afganistan

Afganistan

Ministria e Jashtme e Pakistanit ka bërë të ditur se përfaqësuesit nga Afganistani, Pakistani, Kina dhe Shtetet e Bashkuara do të takohen në Islamabad muajin e ardhshëm, për të diskutuar mënyrat se si të riniset procesi i ngecur i paqes midis Kabulit dhe talibanëve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Qazi Khalilullah, ka thënë se takimi i 6 shkurtit është pjesë e një përpjekjeje që synon planin e paqes për Afganistanin e shkatërruar nga lufta.

Ky do të jetë takimi i tretë i tillë brenda disa javësh.

Khalilullah ka thënë se kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, do të udhëtojë së shpejti në Katar, në kuadër të kësaj përpjekjeje, por nuk ka dhënë më shumë detaje për këtë vizitë.

Njoftimi vjen pak ditë pasi talibanët afganë kanë thënë se “zyra e tyre politike” në Katar është subjekti i vetëm i autorizuar për të bërë negociata në emër të tyre.

XS
SM
MD
LG