Ndërlidhjet

Peticioni i Malalas për Sirinë mbledh mbi 70,000 nënshkrime


Malala Yousafzai
Malala Yousafzai

Mbi 70,000 nënshkrime janë mbledhur deri më 28 janar, në një peticion që ka nisur fituesja pakistaneze e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, i cili bën thirrje për dhënien e miliona dollarëve për qëllime edukimi në Siri.

Peticioni online i është drejtuar presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Ai u bën thirrje udhëheqësve botërorë që në konferencën e donatorëve në Londër, më 4 shkurt, të mbledhin 1.4 miliard dollarë, “në mënyrë që të gjithë fëmijët sirianë, të prekur nga konflikti, të marrin një edukim”.

Britania, Gjermania dhe Norvegjia janë bashkënikoqire të konferencës, së bashku me Kombet e Bashkuara dhe Kuvajtin.

Ata do të disktuojnë se si të ndihmojnë 13.5 milionë njerëz, të cilët janë të pambrojtur ose janë zhvendosur brenda Sirisë, si dhe 4.2 milionë të tjerë, të cilët kanë ikur në vendet fqinje, si Jordania dhe Libani.

Në vitin 2015, agjencitë e OKB-së kanë kërkuar 8.4 miliardë dollarë nga qeveritë në gjithë botën, por kanë marrë vetëm 3.3 miliardë.

XS
SM
MD
LG