Ndërlidhjet

Republikanët debatojnë pa Trumpin


Donald Trump
Donald Trump

Kandidatët republikanë për president të Shteteve të Bashkuara kanë debatuar pa favoritin aktual, Donald Trump, në Ajoa.

Trump është tërhequr këtë javë, duke përmendur një trajtim të padrejtë nga Fox News, i cili ka organizuar debatin në Des Moines.

Trump është grindur me këtë rrjet televiziv për muaj të tërë, sidomos me moderatoren e debatit, Megyn Kelly.

Rivali më i afërt i Trumpit, senatori nga Teksasi, Ted Cruz, ka kritikuar manjatin e biznesit për mungesën në debat.

Ish-guvernatori i Florisës, Jeb Bush, i cili për kohë të gjatë ka qenë në shënjestër të sulmeve të Trumpit, ka thënë nën përqeshje: “Më mungon disi Trumpi”.

Trump është fituesi i madh në mediat sociale.

Ai ka qenë kandidati më i kërkuar në Google gjatë debatit, ka bërë të ditur motori i kërkimeve me të dhënat e ofruara.

Twitter po ashtu ka thënë se Trump ka udhëhequr 36 përqind të trafikut gjatë debatit.

Më 1 shkurt, anëtarët e Partisë Republikane do të mblidhen në Ajoa, në takime lokale të partisë, për të votuar për kanidatin presidencial të partisë.

Zgjedhjet për president në SHBA do të mbahen në muajin nëntor.

XS
SM
MD
LG