Ndërlidhjet

logo-print

Zbulohen varre masive në Burundi


Burundi - foto arkivi

Burundi - foto arkivi

Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International, ka thënë se ka gjetur pesë varre të mundshme masive, pranë kryeqytetit të Burundit, ku forcat e sigurisë akuzohen për vrasjen e dhjetëra njerëzve në muajin dhjetor.

Policia e Burundit, ndërkohë, ka thënë se ka arrestuar dy gazetarë të huaj, të cilët kanë raportuar për grupet e armatosura.

Dhuna në këtë vend ka nisur në muajin prill, kur presidenti Pierre Nkurunziza ka njoftuar se do të kandidojë për mandatin e tretë.

Së paku 439 njerëz janë vrarë dhe 240,000 të tjerë kanë ikur jashtë vendit, kanë bërë të ditur Kombet e Bashkuara.

Liderët e Bashkimit Afrikan pritet të diskutojnë krizën në Burundi në një samit në Etiopi.

Ata duan që Nkurunziza të pranojë trupa paqeruajtëse për të parandaluar rrëshqitjen e Burundit në një konflikt etnik, por analistët thonë se ai ka pak gjasa të pajtohet.

XS
SM
MD
LG