Ndërlidhjet

Sulmohet një xhami shiite në Arabinë Saudite


Foto arkivi
Foto arkivi

Dy njerëz janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një xhami shiite në lindje të Arabisë Saudite.

Sulmi në Xhaminë Iman Reza, në qytetin Mahasen, ka ndodhur gjatë faljes së Xhumasë.

Ministria e Brendshme saudite ka thënë se autoritetet kanë parandaluar dy sulmues vetëvrasës nga hyrja në xhami.

Pamjet nëpër mediat sociale kanë treguar njerëz të plagosur të shtrirë në tokë.

Agjencia Reuters citon banorët të kenë thënë se forcat e sigurisë kanë shkëmbyer zjarr me “terroristët”.

Shiitët në Arabinë Saudite kanë qenë më parë në shënjestër të sulmeve nga militantët e Shtetit Islamik.

Këtë muaj, zyrtarët sauditë kanë ekzekutuar po ashtu një klerik të shquar shiit, duke ngritur tensione në rajon.

XS
SM
MD
LG