Ndërlidhjet

Rriten sulmet kundër migrantëve në Gjermani


Berlin, Gjermani
Berlin, Gjermani

Strehimoret e migrantëve në Gjermani janë sulmuar pesë herë më shumë vitin e kaluar sesa në vitin 2014, ka bërë të ditur policia gjermane.

Në raportin e saj thuhet se në vitin 2015 janë regjistruar 1,005 sulme, krahasuar me 199 më 2014.

Aktivistët e ekstremit të djathtë dyshohen për 90 përqind të rasteve.

Vitin e kaluar, mbi 1.1 milion njerëz kanë kërkuar azil në Gjermani – shumica e tyre nga Siria.

Gjermania ka paralajmëruar se do të zgjerojë listën e vendeve të sigurta, në përpjekje për të frenuar fluksin e migrantëve.

Koalicioni qeveritar planifikon të shpallë Marokun, Algjerinë dhe Tunizinë vende të sigurta, ka thënë zëvendëskancelari Sigmar Gabriel.

Vitin e kaluar, Gjermania ka shpallur të sigurta edhe disa vende të Ballkanit, përfshirë Kosovën, Shqipërinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

XS
SM
MD
LG