Ndërlidhjet

logo-print

“Përfundon” hetimi i vrasjes së Nemtsovit


Boris Nemtsov

Boris Nemtsov

Komiteti Hetues i Rusisë ka thënë se hetimi i vrasjes së politikanit opozitar rus, Boris Nemtsov, ka përfunduar.

Zëdhënësi i komitetit, Vladimir Markin, ka thënë se pesë të dyshuarit e arrestuar nga rajoni i Çeçenisë janë akuzuar për “kryerje të vrasjes me marrëveshje”.

Nemtsov është vrarë pranë ndërtesës së Kremlinit më 27 shkurt të vitit të kaluar.

Organizatori i dyshuar i vrasjes, Ruslan Mukhudinov, anëtar i forcave të sigurisë të liderit çeçen, Ramzan Kadyrov, mbetet në arrati, ka thënë Markin.

Më 21 janar, shefi i Komisionit Hetimor, Aleksandr Bastrykin, ka thënë se vrasja e Nemtsovit është zgjidhur plotësisht.

Por, vajza e Nemtsovit, Zhanna Nemtsova, ka hedhur poshtë konstatimet e Bastrykinit, duke thënë se Komiteti Hetues “nuk është i interesuar në zgjidhjen e plotë të rastit”.

Të afërm dhe avokatë të Nemtsovit kanë shprehur skepticizëm rreth hetimit, duke insistuar se vrasja është urdhëruar nga zyrtarë të lartë rusë.

XS
SM
MD
LG