Ndërlidhjet

logo-print

Detaje të reja për rrëzimin e avionit rus në Egjipt


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia Reuters raporton se një mekanik i kompanisë ajrore EgyptAir, kushëriri i të cilit i është bashkuar grupit militant Shteti Islamik në Siri, dyshohet për vendosjen e bombës në një aeroplan rus të pasagjerëve, i cili ka shpërthyer në qiejt e Egjiptit, tetorin e kaluar.

Deri më tash, Egjipti ka thënë publikisht se nuk ka gjetur prova se avioni i kompanisë MetroJet është rrëzuar nga vepra që lidhen me terrorizmin.

Avioni është rrëzuar në Gadishullin Sinai pasi është nisur nga aeroporti i Sharm el-Sheikut, duke shkaktuar vdekjen e të 224 njerëzve në bord.

Një zyrtar i lartë i kompanisë ajrore EgyptAir ka mohuar se ndonjë punonjës i saj është arrestuar.

Ngjashëm ka thënë edhe një zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Egjiptit.

Por, burime të afërta me çështjen i kanë thënë agjencisë Reuters se mekaniku është arrestuar, së bashku me dy policë të aeroportit dhe një bartës të bagazheve.

XS
SM
MD
LG