Ndërlidhjet

Berlini: Përdhunimi i 13-vjeçares ruse është sajuar


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet gjermane kanë thënë se pretendimet për përdhunimin e një vajze 13 vjeçe, me origjinë ruse, në Berlin, janë sajuar.

Vajza, e cila është zhdukur për disa orë më 11 janar, i ka thënë policisë se është rrëmbyer dhe përdhunuar nga, siç kanë thënë familjarët e saj, migrantë nga Lindja e Mesme.

Një zëdhënës i Zyrës së Prokurorit në Berlin ka thënë se të dhënat nga telefoni mobil i vajzës kanë treguar se ajo ka kaluar natën në fjalë në shtëpinë e një shoku.

Djali 19 vjeç ka pranuar se vajza ka qenë me të atë natë.

Disa nga gjërat e saj janë gjetur në banesën e tij, por nuk ka prova për “lojë të pistë”, ka thënë zëdhënësi.

Ai po ashtu ka thënë se nuk është ngritur asnjë akuzë kundër 19-vjeçarit, i cili tani është duke vepruar si dëshmitar.

Rasti ka shkaktuar tensione midis Rusisë dhe Gjermanisë.

Berlini ka paralajmëruar Moskën që të mos e politizojë atë, pasi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se autoritetet gjermane mund ta fshehin realitetin për arsye të brendshme politike.

Lexoni edhe këtë:

Krimi i dyshuar seksual ashpërson retorikën midis Rusisë e Gjermanisë

XS
SM
MD
LG