Ndërlidhjet

Poloni: Senati e zgjeron autoritetin e policisë


Pamje nga kryeqyteti Varshavë në Poloni

Pamje nga kryeqyteti Varshavë në Poloni

Senati i Polonisë sot e ka miratuar legjislacionin kundërthënës, me të cilin i lehtësohet policisë dhe shërbimeve sekrete, që të kenë qasje në të dhënat në Internet.

Kjo është masa e fundit në vargun e veprimeve kundërthënëse që janë ndërmarrë nga partia konservatore për Ligj dhe Drejtësi, që e udhëheq qeverinë e Polonisë.

Këto masa i kanë shtuar shqetësimet për gjendjen e demokracisë në këtë shtet anëtar i Bashkimit Evropian.

Legjislacioni i fundit i jep policisë qasje të vazhdueshme në informacione lidhur me aktivitetin e shtetasve në Internet.

Tash, policia nuk ka nevojë të kërkoj qasje nga ofruesit e shërbimeve të Internetit për qasje në informacione.

Partia për Ligj dhe Drejtësi është kthyer në qeveri në tetor të vitit 2015, pasi tetë vite ishte në opozitë.

Me legjislacionet e reja që janë miratuar, qeveria ka të drejtë kontrolli ndaj gjykatës së lartë, zyrës së prokurorisë dhe transmetuesve publikë. Këto masa kanë shkaktuar protesta të ashpra dhe janë kritikuar fuqishëm brenda në Poloni dhe në gjithë Evropën.

BashkimEvropian e ka filluar një hetim të paprecedent lidhur me çështjen nëse qeveria e Polonisë i ka shkelur parimet e BE-së për demokraci dhe nëse ka nevojë për zbatim të masave ndëshkuese.

XS
SM
MD
LG