Ndërlidhjet

Holandë: Fillojnë sulmet ajrore kundër caqeve të IS-it në Siri


Ministrja e mbrojtjes e Holandës Jeanine Hennis - Plasschaert

Ministrja e mbrojtjes e Holandës Jeanine Hennis - Plasschaert

Holanda është pajtuar ta zgjeroj rolin e saj në koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kundër militantëve të Shtetit Islami (IS), që të përfshihet në bombardimet e caqeve në Siri.

Ministrja e mbrojtjes e Holandës, Jeanine Hennis – Plasschaert, sot e ka shpallur zgjerimin e misionit të forcave të këtij vendi në rajon, duke thënë se “progresi që është bërë në Irak, nuk do të qëndroj nëse IS-i mbetet në pozicion për ta mbështetur luftën në Irak, nga pjesa lindore e Sirisë”.

Holanda, po ashtu, po e shqyrton edhe dërgimin e më tepër pajisjeve ushtarake për t’i mbështetur luftëtarët irakianë, të cilët po luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Një skuadër e gjashtë aeroplanëve luftarakë të Holandës, të tipit F-16, tashmë janë të stacionuar në rajon, por kjo skuadër ishte e kufizuar vetëm në sulme kundër pozicioneve të IS-it në Irak.

Zgjerimi i misionit ishte i mundshëm pasi Partia Laburiste Holandeze, partner më i vogël në koalicionin qeverisës, këtë javë është pajtuar për këtë çështje.

Me këtë pajtueshmëri, u krijua mbështetje nga shumica parlamentare për sulmet ajrore kundër IS-it edhe në Siri.

XS
SM
MD
LG