Ndërlidhjet

Zhduket aktivistja humanitare në lindje të Ukrainës


Rajoni Donetsk në Ukrainë
Rajoni Donetsk në Ukrainë

Aktivistja humanitare ukrainase, Marina Cherenkova, thuhet se është arrestuar nga forcat separatiste të sigurisë në qytetin lindor Donetsk të Ukrainës.

Aktivistët e grupit të saj, “Qytetarët e përgjegjshëm”, kanë raportuar sot se në rrjetet sociale se Cherenkova mbrëmë vonë ua ka shkruar një mesazh përmes së cilit ka bërë me dije se është arrestuar nga separatistët.

“Unë jam arrestuar nga MGB”, ka shkruar ajo duke iu referuar pjesëtarëve të “ministrisë së sigurisë”.

Ajo nuk ka dhënë informacione të tjera, derisa aktivistët gjatë gjithë natës kanë bërë përpjekje që ta kuptojnë vendndodhjen e saj.

Aktivistët thanë se policia i ka njoftuar se ata nuk e kanë arrestuar Cherenkovën

Që kur ka nisur konflikti midis Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, Cherenkova ka qenë aktive në sigurimin e ndihmave humanitare për banorët në zonën e konfliktit, Donetsk.

Gazetari Oliver Carroll ka shkruar në rrjetin Twitter se Cherenkova është “më e madhe se karakteri jetësor”, e cila “ka qenë në ballë të përpjekjebe humanitare në Donetsk”. Ajo sipas tij “ka qenë po aq e rëndësishme sa çdo organizatë ndërkombëtare”.

XS
SM
MD
LG