Ndërlidhjet

HRW: Irani po i detyron afganët të luftojnë në Siri


HRW logo

HRW logo

Grupi monitorues Human Rights Watch, thotë se Irani ka “rekrutuar mijëra afganë që ishin pa dokumente e që po jetonin atje” për të luftuar krahas milcisë në Siri, që mbështetë qeverinë e presidentit Bashar al-Assad.

Raporti i publikuar të premten thotë se Garda Revolucionare e Iranit, refugjatët afganë dhe migrantët, i ka “stimuluar” për të luftuar në Siri, së paku që nga fundi i vitit 2013.

Disa prej afganëve me të cilët ka biseduar HRW, kanë thënë se “janë kërcënuar me deportim prapa në Afganistan”, në qoftë se do ta kishin refuzuar shkuarjen në luftë.

Raporti thekson se imponimet e Iranit kanë bërë që shumë meshkuj afganë të largohen nga Irani dhe të nisen drejt Evropës.

Irani zyrtarisht pretendon se afganët që luftojnë në Siri janë vullnetarë.

Rreth 3 milionë afganë jetojnë në Iran ndonëse vetëm rreth 95 mijë prej tyre e kanë statusin e refugjatit atje.

“Qëndrimi i tyre që nuk mbrohet me ligj në Iran dhe frika nga dëbimi, kontribuojnë në vendimin e tyre për të luftuar në Siri”, ka njoftuar HRW.

XS
SM
MD
LG