Ndërlidhjet

logo-print

Rusia thotë se do të bashkëpunojnë me ICC-në


Ilustrim

Ilustrim

Komiteti Hetues i Rusisë thotë se Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), i kanë ofruar dëshmitë që i posedojnë në lidhje me krimet e pretenduara se janë kryer gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2008 në Osetinë e Jugut.

Ndonëse Rusia nuk është pjesë e ICC, Moska ka njoftuar se do të bashkëpunoj në lidhje me hetimet e gjykatës me bazë në Hagë, ndërsa i ka kërkuar gjykatës që t’i intervistojë njerëzit që janë prekur nga krimet e pretenduara në Osetinë e Jugut.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka njoftuar këtë javë se do t’i hetoj akuzat për krimet e luftës të kryera nga të dyja palët gjatë luftës së shkurtër në mes të Gjeorgjisë dhe Rusisë mbi rajonin separatist.

Prokurorët me bazë në Hagë kanë thënë se kanë prova që dëshmojnë se forcat gjeorgjiane dhe ato të Osetisë së Jugut, kanë sulmuar paqeruajtësit.

Ata gjithashtu kanë gjetur prova se rreth 113 civilë gjeorgjianë janë vrarë dhe mbi 18 mijë të tjerë janë shpëngulur nga shtëpitë e tyre, si rezultat i “fushatës së dhunshme të shpërnguljes” nga forcat ruse dhe ato të Osetisë së Jugut.

Më shumë se një mijë persona janë vrarë gjatë luftës pesëditore të vitit 2008.

Zëdhënësi i Komitetit Hetues të Rusisë, Vladimir Markin, tha se komiteti i ka hetuar krimet që dyshohet se janë kryer nga ushtria gjeorgjiane e cila ishte dërguar në Osetinë Jugore nga presidenti i dikurshëm gjeorgjian, Mikheil Saakashvili. Rreth 30 vëllime me dokumente, sipas tij, ia kanë ofruar ICC-së.

XS
SM
MD
LG